Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276

Fatura me Para në dorë

Çfarë konsiderohet pagesë me para në dorë, cili është kufiri ligjor 150,000 lekë dhe si i lëshoni këto fatura në fature.al.

Publikuar më 12 shkurt
Pagesa me para në dorë mes personave të tatueshëm ka kufirin ligjor prej 150.000 lekësh

Çfarë është një faturë me para në dorë?

"Pagesa me para në dorë" është pagesë për mallrat ose shërbimet e kryera me kartëmonedha ose monedha, të cilat konsiderohen mjete pagese në përputhje me legjislacionin e fushës dhe, për qëllim të këtij ligji, përfshijnë edhe kartat e debitit, kreditit dhe çeqet.

Pagesat me para në dorë për transaksionet mes subjekteve. Personat e tatueshëm nuk lejohet të kryejnë midis tyre transaksione shitjeje dhe blerjeje me lekë në dorë, kur vlera e çdo transaksioni është më e madhe se 150,000 lekë.

Kryerja me lekë në dorë dhe jo nëpërmjet kalimit nga llogaria likuiduese e blerësit në llogarinë likuiduese të shitësit e transaksioneve të shitblerjes që e kalojnë vlerën 150,000 lekë, përbën shkelje si për shitësin ashtu dhe për blerësin dhe dënohet me një gjobë sa 10% e vlerës së çdo transaksioni të kryer me lekë në dorë.

Fraksionizimi i transaksionit, është ndarja e një shitjeje me vlerë të madhe (mbi 150,000 lekë) në pjesë më të vogla, për të shmangur pagesën nëpërmjet llogarisë bankare. Një ndarje e tillë konsiderohet pagesë me para në dorë dhe ju penalizon me 10% të vlerës së transaksionit.

Për shembull, ngarkesa 10 tonëshe me hekur për ndërtim, ndahet në 10 fatura me vlerë nga 100,000 lekë secila, megjithëse e gjithë ngarkesa dërgohet te klienti njëherësh. Secila prej faturave paguhet me para në dorë, meqenëse vlera e secilës është më e vogël se kufiri i lejuar prej 150,000 lekësh. Në këtë rast, autoritetet tatimore do ta konsiderojnë këtë shitje me para në dorë në shkelje të procedurave tatimore, dhe subjekti rrezikon penalitetin prej 10% të vlerës, domethënë 150,000 lekë.

Kufizimi i parashikuar në ligj jepet për transaksionet mbi vlerën 150,000 që kryhen me para në dorë ndërmjet dy personave të tatueshëm, fizikë ose juridikë tregtarë. Mosrespektimi i tij konsiderohet shkelje dhe aplikohet dënimi i përcaktuar në përputhje me përcaktimet ligjore. Ky kufizim nuk aplikohet kur pagesa kryhet për një transaksion midis një personi tregtar dhe një individi, pavarësisht se vlera e transaksionit është mbi 150,000 lekë.

Si i lëshoni në fature.al

Në fature.al ju mund të lëshoni fatura me para në dorë shumë thjeshtë.

Pasi të keni plotësuar të dhënat e profilit të kompanisë (certifikatë elektronike, kodin e biznesit, kodin e operatorit, llogarinë bankare) do ju duhet që gjithashtu të regjistroni edhe një pajisje fiskale.

Për të regjistruar pajisjen fiskale, navigoni në Konfigurime > Pajisje elektronike faturimi (Arka). Shtoni një pajisje të re. Informacioni i nevojshëm që ju mund të vendosni është:

  • Emërtimi i arkës.
  • Data nga e cila do jetë aktive.
  • Data deri kur do jetë aktive (mund të mos plotësohet dhe nuk ka afat).

Pasi të ruhet arka, mund të shkoni tek Përdoruesit dhe mund t'ia caktoni përdoruesve.

Kujdes: vetëm këta përdorues që kanë të caktuar një arkë mund të lëshojnë fatura me para në dorë (fatura cash ose pagesa me para në dorë).
Keni pyetje? Shkruani në [email protected].